Në një kohë ku shpejtësia dhe saktësia janë thelbësore, automatizimi i shërbimeve të taksive nuk është thjesht një opsion; është një domosdoshmëri. Problemet e shumta, rradhët e gjata të operatorëve tuaj, dhe kërkesa gjithmone edhe në rritje për këtë shërbim duhen trajtuar me seriozitet duke menaxhuar proceset në mënyrë që të keni eficence operacionale.
Zgjidhja jonë inteligjente, e bazuar që me instalimin e sensorëve të sediljes /dyerve, taximetrin dhe sistemin e avancuar të dispatch-it, ju mundëson të rritni kapacitetin tuaj të shërbimit taksi për të përballuar më shumë porosi, duke minimizuar ngarkesën dhe vonesat. Ja sesi funksionon:
1. Instalimi i GPS, Sensorëve të Sediljeve dhe Dyerve
Për të siguruar që çdo udhëtim regjistrohet saktësisht dhe në kohë reale, zgjidhja për shërbimin tuaj taksi përfshin instalimin e GPS, sensorëve në sedilje dhe/ ose dyer, taksimetër dhe sistemin e porosive / dispatch:
GPS: Me anë të GPS ju monitoroni në kohë reale pozicionin e taksisë në hartë dhe të dhënat teknike të mjetit si shpejtësia e lëvizjes, statusi i baterisë, fikur apo ndezur etj..
Sensorët e Sediljeve: Aktivizohen kur pasagjeri ulet në sedilje, duke siguruar që taksimetri të nisë regjistrimin vetëm kur klienti është prezent.
Sensorët e Dyerve: Detektojnë prezencën e pasagjerëve në taksi duke siguruar që taksimetri të nisë regjistrimin vetëm kur klienti është prezent. Në këtë mënyrë verifikoni nisjen dhe përfundimin e udhëtimit, duke eliminuar gabimet manuale dhe duke siguruar të dhëna të sakta për operatorët.

2. Komunikimi i GPS, Sensorëve dhe Taximetrit me Sistemin e Dispatch-it
Kur sensorët janë të instaluar, ata komunikojnë automatikisht me GPS, sistemin e taximeter dhe dispatch-it. Ky komunikim i lejon operatorëve të ndjekin në kohë reale statusin e çdo taksie dhe pozicionin e saj.
Me këtë sistem, porositë trajtohen bazuar në statusin aktual të taksisë, duke optimizuar shpërndarjen dhe ndarjen e udhëtimeve në mënyrë efikase qoftë në formë manuale apo edhe automatkishit duke përzgjedhur taksinë (me status "e lirë") më të afërt më klientin.
Raportimi i xhiros së taksimetrit në kohë reale i lejon operatorët dhe menaxherët e shërbimeve taksi të kenë një pasqyrë të qartë të performancës së flotës së tyre dhe xhiros ditore/javore/ mujore/ vjetore.
Bonus Point: Sistemi yne Integrohet me sisteme telefonie PBX/ VOIP etj duke e centralizuar shërbimin në një platformë të vetme.
3. Lehtësia për Klientët: Porosit Taksin me Një Klik
Klientët mund të porosisin taksi në mënyrë të lehtë dhe të shpejtë nëpërmjet aplikacionit ose sistemeve alternative inteligjente që Auttom ka zhvilluar si porositë përmes platformave të dedikuara ose online.
Zgjidhja jonë ofron mundësi për porosi të automatizuara, monitorim të udhëtimit në kohë reale dhe ndjekjen e taksisë gjatë kohës që është duke shkuar për të marrë klientin duke bërë përvojën e klientit më të shpejtë dhe më të lehtë.
4. Cfarë Përfitoni nga zgjidhja për Shërbimin tuaj Taksi!
Automatizimi i proceseve ul ngarkesën e qendrës së thirrjeve (call center) dhe lejon kompanitë të menaxhojnë më shumë porosi pa vonesa.
Monitorimi i fluksit dhe xhiros së taksimetrit në kohë reale lehtëson menaxhimin dhe raportimin e të ardhurave.
Eliminon rrezikun e abuzimeve duke regjistruar çdo veprim të pasagjerëve dhe automjetit në sistem.
Ul kostot operacionale duke optimizuar çdo hap të shërbimit.
Opsione Bonus: Menaxhimi i Flotës dhe Mirmbajtjes së makinave duke ofruar dokumentim digjital të serviseve, Kujtesa të automatizuara për taksat, siguracionin dhe kolaudimin si edhe shumë lehtësi të tjera. Të gjitha këto në një sistem të vetëm, pa patur nevojë të hapësh sisteme të ndryshme për GPS, Sistem tjeter për dispatch, sistem tjetër për mirmbajtjen e taksive apo sistem tjetër për telefoninë.
Në përfundim duam të themi se:
Me zgjidhjen tonë inteligjente për shërbimet taksi, ju mund të përmirësoni ndjeshëm cilësinë dhe efikasitetin e operacioneve tuaja, duke ofruar një shërbim më të shpejtë, më të saktë dhe të besueshëm për klientët tuaj. Nga ana tjeter do të përfitoni kontroll total mbi punën tuaj duke patur gjithmone një pasqyrë të qartë të performancës tuaj në treg.