top of page

Si të Hapësh Një Kompani Taksi në Shqipëri!

Çfarë duhet të kesh parasysh për të hapur një kompani shërbimi Taksi në Shqipëri e shpjeguar nga Auttom. Hapja e një kompanie taksish në Shqipëri përfshin disa hapa thelbësorë dhe vendime strategjike për të garantuar suksesin. Nga licencimi deri te implementimi i teknologjisë moderne, ky udhëzues do të përfshijë gjithçka që ju duhet të dini, duke lidhur çdo hap me zgjidhjet e automatizimit që ofron Auttom.



sistem dispecer taksi- auttom
Auttom - Sistem Dispecer Taxi

1. Verifikimi i Licencave të Vlefshme

Përpara se të filloni aktivitetin kompani Taksi në Shqipëri, është e nevojshme të siguroheni që keni licencat e nevojshme dhe nëse ka licenca aktive për të operuar si një kompani taksish. Procesi përfshin por pa u limituar:

  • Konsultim me bashkinë: Verifikoni kërkesat specifike të bashkisë suaj dhe sigurohuni që të plotësoni kriteret për të aplikuar për licencë.

  • Aplikimi për licencë: Referojuni kërkesave për licencim (Porta Vendore ose Ref: Bashkia Tiranë) për një udhëzim hap pas hapi mbi dokumentet dhe procedurat e nevojshme. (Pasi të jeni regjistruar në QKB)


    Shënim: Përditësimi i licencës: Licencat duhet të rinovohen periodikisht (zakonisht cdo 5 vjet); sigurohuni që të mbani në rregull dokumentacionin.

2. Procedurat e Regjistrimit në QKB


Regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit është hapi i parë drejt formalizimit të kompanisë suaj. Hapat kryesorë përfshijnë:

  • Zgjedhja e llojit të biznesit: Vendosni nëse do të operoni si sh.p.k., sh.a., apo formë tjetër juridike.

  • Dokumentet e nevojshme: Përgatitni dokumentacionin si Akt Themelimi, kartën e identitetit, adresën e regjistruar dhe detajet e pronarëve, etj.


3. Makinat, Targat e Verdha dhe Taksimetër


Sigurimi i makinave është një investim kyç që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit tuaj. Disa pika për t'u marrë parasysh:


  • Zgjedhja midis elektrikeve dhe tradicionaleve: Makinat elektrike kanë kosto më të ulëta operimi dhe janë miqësore me mjedisin, por kërkojnë akses në kullat e karikimit. Makinat tradicionale janë më të lira fillimisht, por kanë shpenzime më të larta afatgjata. Për Makinat Elektrike mund të referoheni në koncesionarë të shumtë në treg si Auto Europa, Auto Flux Fussion, Mektrin Motors, Opel Noshi, Ford Albania, Porsche Albania, Auto Mita, etj

  • Sigurimi dhe mirëmbajtja: Siguroni makinat me kompanitë e sigurimit si Sigal Uniqa, Albsig, Sigma, Eurosig, Atlantik, Intersig etj dhe vendosni një plan mirëmbajtjeje periodike me koncesionarin tuaj për të shmangur avaritë dhe kostot e papritura.

  • Pas regjistrimit në QKB, dhe Licencimit, ju mund të aplikoni për targa të verdha, të cilat janë të detyrueshme për automjetet e shërbimit taksi. Këto targa merren pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor.

  • Vendosja e Taksimetrit: Çdo makinë duhet të ketë taksimetër të certifikuar dhe të licencuar nga Autoritetet. Partnerët tanë EWIS COMPANY ofrojnë Taksimetër cilësorë, të certifikuar dhe licencuar.

4. Drejtuesi Teknik dhe Kriteret Bazë


Çdo kompani taksie duhet të ketë një drejtues teknik që përmbush kriteret ligjore dhe siguron funksionimin korrekt të shërbimit. Drejtuesi teknik duhet:


  • Të ketë licencën dhe certifikimet CKP për Drejtues teknik - Veprimtari Transporti

  • Të ketë eksperiencë në menaxhimin e transportit.

  • Të njohë rregulloret lokale dhe të kujdeset për zbatimin e tyre.

  • Të mbajë kontakte të vazhdueshme me autoritetet përkatëse për çështje operacionale dhe teknike.


5. Stafi dhe Shoferët


Shoferët janë fytyra e kompanisë suaj, ndaj përzgjedhja dhe trajnimi i tyre janë të rëndësishme.


  • Përzgjedhja: Zgjidhni shoferë me licenca valide dhe pa shkelje të mëparshme ligjore.

  • Trajnimi: Trajnoni shoferët për përdorimin e teknologjive moderne si GPS, taksimetër dhe aplikacionet mobile.

  • Turnet: Organizoni ndarjen në dy ose më shumë turne për të siguruar mbulimin e shërbimit 24/7 dhe për të shmangur lodhjen e shoferëve.


6. Operator Dispeçer


Operatorët janë përgjegjës për koordinimin e flotës dhe përpunimin e porosive të klientëve.

  • Përdorimi i teknologjisë: Trajnoni operatorët për përdorimin e sistemeve të telekomunikimit si VoIP  dhe platformave të automatizuara për menaxhimin e rezervimeve si ajo që ofron Auttom.

  • Komunikimi efektiv: Sigurohuni që operatorët të jenë të aftë për të komunikuar me klientët dhe shoferët në mënyrë profesionale dhe të shpejtë.


7. Stacionimet e Punës

Zgjedhja e stacionimeve është kritike për efikasitetin operativ:

  • Vendndodhja: Përzgjidhni pika strategjike afër zonave me fluks të lartë klientësh si stacione treni, aeroporte apo qendra qyteti.

  • Lejet: Sigurohuni që të merrni lejet për përdorimin e hapësirave publike ose private për stacionime.


Automatizimi me Auttom


Auttom ju mundëson të automatizoni operacionet tuaja përmes një platforme të vetme që integron:

  • GPS Tracking: Gjurmim i vazhdueshëm i flotës për siguri dhe optimizim.

  • Menaxhim Flote: Monitoroni performancën dhe shpenzimet e makinave.

  • Sistem Dispeçeri: Automatizoni proceset e porosive dhe koordinoni flotën me lehtësi.

  • Taksimetër të Lidhur me Sensorë Sediljeje: Aktivizim automatik kur klienti ulët.

  • Aplikacion për Shoferët dhe Klientët: Lehtësi për rezervime dhe përditësime.

  • Integrim me sistem VoIP dhe WhatsApp Order: Komunikim i centralizuar dhe i automatizuar.


8. Prezenca Online dhe Promovimi


Një prezencë e fortë online është thelbësore për të tërhequr klientë:

  • Website profesional: Krijoni një faqe me opsion për rezervime dhe informacione të plota për shërbimin tuaj.

  • Rrjetet sociale: Përdorni platforma si Facebook dhe Instagram për të promovuar ofertat dhe për të ndarë përditësime.

  • WhatsApp Business: Ofroni një kanal të shpejtë dhe të lehtë komunikimi për klientët tuaj.


9. Tarifat dhe Politikat e Çmimeve


Përcaktoni tarifa konkurruese dhe transparente:


  • Tarifat zyrtare: Respektoni normat e përcaktuara nga autoritetet lokale.

  • Tarifat fikse: Ndërtoni çmime fikse dhe kombinime tarifash për destinacione të njohura si aeroportet ose qendrat turistike.


10. Karikimi i Makinave Elektrike


Nëse përdorni makina elektrike, bashkëpunimi me ofruesit e karikimit është kyç:


  • Kullat e karikimit: Identifikoni lokacione të përshtatshme dhe operatorë shërbimi për karikim të automjeteve elektrike.

  • Planifikimi: Siguroni një plan për karikimin e shpejtë të flotës tuaj gjatë orëve me trafik të ulët.


11. Pagat dhe Kompensimi


Për të ruajtur një staf të motivuar, vendosni struktura pagash tërheqëse:


  • Shoferët: Kombinoni një pagë bazë me bonuse për performancë dhe udhëtime të suksesshme.

  • Operatorët: Siguroni paga konkurruese dhe shpërblime për koordinim të suksesshëm.


12. Menaxhimi i Optimizuar


Për të garantuar efiksitet maksimal:


  • Monitoroni ndezjen e taksimetrit, sensorëve të sediljeve dhe vendodhjen e GPS-it me sistemin e centralizuar të dispecerit Auttom për të patur gjithmonë një pamje të qartë të flotës tuaj në rrugë. Mund të monitoroni dhe njoftoheni nëse një nga automjetet tuaja po qarkullon me sensorë sedilje ndezur dhe taksimetër fikur apo e anajsellta, apo nëse makina ka arritur në kohë dhe shume funksione të tjera.

  • Monitoroni porositë taksi dhe regjistrimet e operatorëve për të siguruar eficence dhe saktësi në operacionet tuaja të shërbimit taxi..

  • Vlerësoni shoferët në varësi të performancës që do të shikoni në sistemin e Auttom Dispecer. Zgjidhni shoferët me performancë më të lartë, më të kualifikuar dhe me eksperiencë për rrugë të gjata për të shmangur probleme gjatë rrugës apo për zgjidhje të shpejta.



Pse të zgjidhni Auttom?


Me Auttom, ju përfitoni një sistem të centralizuar ku mund të menaxhoni të gjitha në një: GPS, Sensorë Sedilje, Taksimetër, Sistem Porosie dhe Dispetcer, Aplikacion për pranimin e porosive nga shoferët, Sistem Menaxhimi Automjetesh, Sistem VoIP dhe shumë më shumë. Me Auttom mund të digjitalizoni dhe automatizoni biznesin tuaj të taksive, duke kursyer kohë, ulur kostot dhe rritur kënaqësinë e klientëve. Platforma jonë e gjithanshme ofron mjete për menaxhimin e flotës, gjurmimin GPS, dispeçerimin e automatizuar dhe shumë më tepër—të gjitha të dizajnuara për të optimizuar operacionet dhe për të përmirësuar efikasitetin.

Gati për të ngritur biznesin tuaj të taksive në një nivel tjetër? Kontaktoni Auttom sot dhe ne do t’ju ndihmojmë të ndërtoni një shërbim taksie modern, efikas dhe të orientuar drejt klientit!

bottom of page